Përgjegjësia

EVN Maqedoni mbështet 10 parimet e Paktit Global që lidhen me të drejtat e njeriut, mbrojtjen e mjedisit dhe antikorrupsionin. Si kompani me përgjegjësi pjesë e sektorit të biznesit, brenda aktiviteteve tona të përditshme ne i përmbahemi arritjes së qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm ose të ashtuquajturit SDGs të cilat janë pjesë e "Agjendës 2030" të miratuar në vitin 2015. Ne jo vetëm që respektojmë parimet bazë të Marrëveshjes, por brenda aktivitetit tonë përpiqemi t'i përmirësojmë ato. Si anëtar i Marrëveshjes, ne jemi të përkushtuar që t'i përfshijmë këto parime si pjesë të strategjisë sonë të zhvillimit, kulturës dhe operacioneve të përditshme të kompanisë.

Kompania në të gjitha aktivitetet e saj vendos parimet e përgjegjësisë shoqërore dhe përpiqet të përmirësojë cilësinë e jetës. Këto përpjekje të EVN Maqedonisë mund të grupohen në katër fusha kryesore: klientët, punonjësit, mjedisi jetësor dhe shoqëria.