EVN Maqedoni, si dhe kompanitë ku është partneri i vetëm/shumicë (në tekstin e mëtejmë EVN) respekton të drejtën tuaj për privatësi. EVN ka një qasje serioze në mbrojtjen e të dhënave tuaja personale dhe për këtë arsye i përmbahet përmbushjes së detyrimeve ligjore për mbrojtjen e të dhënave.
EVN rezervon të drejtën të ndryshojë politikën e privatësisë në bazë të ndryshimeve ligjore ose në bazë të përmirësimit teknik të sistemeve. Versioni aktual i politikës së privatësisë së EVN është gjithmonë i vendosur në evn.mk.
Kontrolluesi i të dhënave personale
EVN Maqedoni
rr. “Llazar Liçenoski” nr. 11
1000 Shkup
[email protected]
Zyrtar për mbrojtjen e të dhënave personale
Ana Atanasovska
rr. “Llazar Liçenoski” nr. 11
1000 Shkup
[email protected]
Përpunimi i të dhënave personale
EVN përpunon (mbledh, regjistron, organizon, ruan, fshin, etj.) vetëm ato të dhëna personale që janë në përputhje me dispozitat e Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, dhe janë marrë në kuadër të bashkëpunimit afarist ose për përmbushjen e detyrimeve kontraktuale. Ne përpunojmë gjithashtu të dhëna të disponueshme publikisht të marra nga koleksionet dhe librat e adresave të disponueshme publikisht. Me të dhëna personale nënkuptojmë të dhëna që drejtpërdrejt ose tërthorazi i referohen një personi fizik, dhe me të cilat ai/ajo mund të identifikohet.
Të dhënat personale që përpunohen në EVN janë: emri dhe mbiemri, adresa, të dhënat e kontaktit (e-mail, numri i telefonit), të dhënat nga kontrata (MPIN), të dhënat nga pajisjet (numri i përdoruesit, numri i pikës matëse, statusi i njehsorit), pra të dhëna me të cilat jemi të detyruar të përmbushim detyrimet ligjore ndaj përdoruesve. Për më tepër, ne mund të përpunojmë të dhënat si një numër llogarie transaksioni, por këto të dhëna përdoren për një qëllim specifik të pagesës së fondeve dhe nuk do të ruhen për përdorim të mëtejshëm.
Objektivat e përpunimit të të dhënave personale
Ne përpunojmë të dhënat personale për qëllimet e mëposhtme dhe bazuar në rregulloret e mëposhtme:
- Përpunimi i të dhënave personale bazuar në pëlqimin e dhënë me shkrim nga përdoruesi në përputhje me nenin 10 paragrafi 1 alineja 1 të LMDHP. Ky pëlqim jepet nga përdoruesi për një ose më shumë qëllime specifike përpunimi dhe mund të tërhiqet në çdo kohë me kërkesë të përdoruesit.
- Përpunimi i të dhënave personale për përmbushjen e obligimeve kontraktuale në pajtim me nenin 10 paragrafi 1 alineja 2 të LMDHP. Kjo marrëveshje bazohet në një kontratë të lidhur, në të cilën përdoruesi është palë kontraktuese, gjegjësisht është e nevojshme të ndërmerren veprime me kërkesë të përdoruesit para lidhjes së kontratës.
- Përpunimi i të dhënave personale për përmbushjen e obligimit ligjor të EVN-së në pajtim me nenin 10 paragrafi 1 alineja 3 të LMDHP-së. EVN i nënshtrohet detyrimeve ligjore gjatë përpunimit të të dhënave personale të përdoruesve të saj. Këto detyrime janë paraqitur në:
- Ligjin për energjetikë
- Rregullat për furnizimin me energji elektrike
Mund të merrni më shumë rreth të drejtave Tuaja të përpunimit të të dhënave personale në detajet e kontaktit të mësipërm.
Shkëmbimi i të dhënave personale
EVN mund t'i ndajë të dhënat Tuaja me palët e treta vetëm nëse është e nevojshme për të përmbushur detyrimet kontraktuale ose ligjore, për të siguruar interesat tona legjitime ose brenda pëlqimit tashmë të dhënë nga përdoruesi. Të dhënat Tuaja mund të dorëzohen në:
- organizatat për të cilat na keni dorëzuar pëlqim me shkrim
- përpunuesin e të dhënave personale, me të cilin EVN ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi (p.sh. posta për dërgimin e faturave dhe shkresave, matja e kënaqshmërisë së shërbimit, shërbimet e mirëmbajtjes së TI-së, etj.)
- organet e pushtetit shtetëror, përkatësisht organet dhe institucionet shtetërore të themeluara në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut ose me ligj tjetër.
Çdo shkëmbim i të dhënave personale të përdoruesve në EVN dhe jashtë EVN bëhet në përputhje me LMDHP, gjegjësisht ndërmerren të gjitha masat teknike dhe organizative për t'u mbrojtur nga rreziku i mundshëm i qasjes së paautorizuar në të dhëna.
Ruajtja e të dhënave personale
Të dhënat personale ruhen për kohëzgjatjen e bashkëpunimit ndërmjet përdoruesit dhe EVN-së, gjegjësisht derisa ekziston një procedurë e caktuar ligjore apo proces tjetër për shkak të të cilit të dhënat do t'i nënshtroheshin përpunimit. Të dhënat personale ruhen vetëm për qëllime specifike të përpunimit.
Mbrojtja e të dhënave personale
EVN zbaton masat e duhura teknike dhe organizative për mbrojtjen e të dhënave personale, mbrojtjen nga shkatërrimi aksidental ose i paligjshëm i të dhënave personale, ose humbja aksidentale, ndryshimi, zbulimi i paautorizuar dhe aksesi dhe mbrojtja nga çdo përpunim i paligjshëm.
Vetëm personat me autoritet aksesi kanë qasje në të dhënat personale. Pavarësisht nga të gjitha masat e marra, duhet theksuar se asnjë transmetim i të dhënave në internet nuk mund të jetë plotësisht i sigurt dhe nuk mund të garantohet asnjë mbrojtje absolute e çdo informacioni të transmetuar në ose nga faqja jonë e internetit (aplikacioni).
E drejta në qasje
Përdosuesi mund të kërkon nga EVN:
- qasje në të dhënat e tij/saj personale ose informacion se të cilat të dhëna personale i përpunon EVN, përkatësisht cilat kategori të të dhënave personale
- qëllimin për të cilin i përpunon ato,
- korrigjimin e të dhënave personale
- kufizimin e përpunimit të të dhënave personale, nëse të dhënat personale përpunohen në përputhje me nenin 10 paragrafi 1 alineja 1
- e drejta për të fshirë të dhënat personale (e drejta për t'u harruar) nëse të dhënat personale nuk nevojiten më për përpunim ose janë përpunuar në mënyrë të paligjshme.
Kërkesa dorëzohet në formën elektronike në adresat e postave elektronike [email protected] ose [email protected]. Nëse përdoruesi konsideron se disa të drejta nuk përmbushen ose janë të rrezikuara, mund të kontaktojë Agjencinë për mbrojtjen e të dhënave personale.
Profilizimi
EVN nuk kryen përpunim automatik të të dhënave personale me qëllim të vlerësimit të aspekteve personale të përdoruesit, analizës apo parashikimit të kushteve apo aktiviteteve të caktuara, në përputhje me nenin 26 të LMDHP.