Furnizimet

Komunikimi me furnitorët tanë është prioritet! Së bashku sigurojmë furnizim cilësor dhe në kohë.

Gjithmonë të informuar me portalin tonë për furnizime

Procedurat për furnizime i realizojmë:

  1. përmes portalit tonë online ose
  2. përmes sistemit elektronik për furnizime publike të RMV - ESJN

Portali online

Portali online për furnizime është i bazuar në web, pra nuk është i nevojshëm ndonjë softuer shtesë për përdorim nga ofertuesit, respektivisht për dorëzimin e ofertave.

Ofertuesit e regjistruar:

  • mund të përditësojnë në mënyrë të pavarur dhe në çdo kohë të dhënat e tyre, si portofolin e plotë të furnizimit me mallra, kryerjen e shërbimeve dhe punëve, certifikatat, miratimet, licencat, katalogët dhe dokumente të ngjashme të ofertuesit, me ç’rast ato bëhen të disponueshme në portalin online;
  • duhet të përditësojnë rregullisht të dhënat administrative dhe të dhënat e personave për kontakt;
  • kanë mundësinë të ftohen për të marrë pjesë në procedurat e furnizimeve (mbledhja e ofertave).
 

Nëse dëshironi të bëheni furnitor potencial i yni, mund të regjistroheni falas duke krijuar një profil të kompanisë. Shikoni udhëzimet e detajuara për ofertuesit:

Njoftimet e publikuara për furnizime në portalin online mund t’i shikoni në lidhjen e mëposhtme dhe mund të kërkoni dokumentacion për të qenë të ftuar për pjesëmarrje në një furnizim konkret:

Nëse jeni të interesuar për njoftime nga Elektrodistribucija, vizitoni lidhjen në vijim:

Për të gjitha informacionet shtesë të nevojshme, kontaktoni departamentin e Furnizimeve dhe Menaxhimit të Materialeve në [email protected] ose në +389 2 3205 000.

Njoftime në ESJN

Procedurat për furnizime publike mund t’i shikoni në:

Blerje të qëndrueshme dhe të drejta:

Cilësia e lartë në të gjithë zinxhirin e furnizimeve është baza e të gjitha furnizimeve të të gjitha mallrave, shërbimeve dhe punëve, për të gjithë të përfshirët në të gjithë zinxhirin e furnizimeve.

Së bashku me furnitorët tanë jemi të përkushtuar në zhvillimin e zgjidhjeve inovative për konsumatorët tanë, duke përdorur të gjitha mjetet e nevojshme në mënyrën më të mirë të mundshme. Prandaj, në të gjitha aktivitetet tona të furnizimeve, veçanërisht e theksojmë parimin e qasjes së barabartë, praktikave të ndershme të biznesit dhe dialogut të hapur.
 

Parimet tona udhëheqëse janë:

  • konkurrencë e lirë dhe e drejtë
  • trajtim i barabartë për të gjithë konkurrentët
  • konfidencialitet gjatë transaksionit afarist
  • profit
  • transparencë e dokumentacionit të rezultateve
  • mbrojtja e mjedisit
  • përgjegjësia sociale
  • respektimi i të drejtave të njeriut dhe siguria e punëtorëve
  • qëndrueshmëria e zinxhirit të furnizimit


Zbatimi ynë i qëndrueshëm i të gjitha proceseve të prokurimit sigurohet përmes menaxhimit strategjik të furnitorëve. Për shembull, sistemi ynë për menaxhimin e furnitorëve përcakton procedura për trajtimin e rreziqeve ESG te furnitorët, në lidhje me grupet e përcaktuara të produkteve/mallrave/shërbimeve/punëve, duke filluar nga kushtet dhe kriteret për dhënien e kontratës së prokurimit.

Klausula jonë e integritetit për furnitorët përcakton udhëzimet për prokurim të qëndrueshëm si dhe përgjegjësitë dhe detyrimet e furnitorëve në këtë kontekst. Kjo klauzolë e integritetit, e cila është detyruese për të gjithë furnitorët, është e disponueshme në faqen tonë të internetit për të gjithë investitorët, partnerët investues dhe korporativë, furnitorët, kontraktorët dhe palët e interesuara.
 

Informacione shtesë

A keni ndonjë pyetje në lidhje me funksionalitetin e portalit tonë online për prokurime apo me proceset e prokurimit të kompanisë?

Me kënaqësi do t’ju ndihmojmë!
[email protected]