EVN është kompani ndërkombëtare për shërbimet e energjisë dhe mjedisit, me seli në Austrinë e Poshtme, krahina më e madhe në Republikën e Austrisë.
Bazuar në infrastrukturën më moderne, EVN i siguron tregut vendas energji elektrike, gaz natyror, ngrohje, ujë të pijshëm dhe trajtim të ujërave të zeza, djegie të mbeturinave dhe shërbime të tjera të ngjashme. Për më tepër, kompania në portofolin e saj përfshin televizion kabllor dhe rrjete telekomunikuese, si dhe ofron shërbime të ndryshme energjetike për klientët privatë dhe afaristë, si dhe për komunat.
Biznesi i energjisë jashtë vendit përfshin shitjen me pakicë të energjisë elektrike në Bullgari dhe Maqedoninë e Veriut dhe gaz natyror në Kroaci. Për më tepër, biznesi i energjisë përfshinë prodhimin e energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut, Bullgari, dhe Shqipëri. Aktivitetet e tjera të biznesit të kryera nga EVN janë prodhimi dhe tregtia me pakicë e energjisë termike në Bullgari, prokurimi i energjisë elektrike, gazit natyror dhe burimeve të tjera primare të energjisë, si dhe tregtia e energjisë elektrike dhe gazit në tregjet me shumicë.
Në vitin 2003, bazuar në blerjen e grupit gjerman të shërbimeve mjedisore, EVN zgjeroi ndjeshëm portofolin e saj të biznesit, si në aspektin e produkteve ashtu edhe në operacionet gjeografike. Kështu, EVN arriti të ndërtojë dhe integrojë shtyllën e dytë strategjike të biznesit të saj, segmentin e shërbimeve mjedisore. Sot, me përvojën e 100 projekteve mjedisore, EVN mburret me ekspertizë të gjerë në planifikimin dhe ndërtimin e sistemeve të furnizimit me ujë të pijshëm, trajtimin e ujërave të zeza, trajtimin e ujërave të ndotura, mbeturinat termike dhe impiantet e trajtimit të llumit.
EVN aktualisht është aktive në 14 vende. Pothuajse 5 milion konsumatorë kanë treguar besimin e tyre në energji të sigurt, si dhe produkte dhe shërbime miqësore me mjedisin që EVN ofroi. Përveç furnizimit të sigurt të klientëve të drejtpërdrejtë, impiantet e ndërtuara nga shërbimi i biznesit për shërbimet mjedisore të EVN-së siguruan furnizimin me ujë të pijshëm, deponimin e ujërave të zeza dhe përdorimin e mbeturinave termike për klientët në vende të ndryshme evropiane.