EVN Maqedoni është e përbërë nga disa kompani që kombinojnë të njëjtat vlera për shërbimin dhe qëndrueshmëri më të lartë ndaj klientëve: EVN Home, EVN Furnizimi, EVN Centralet Elektrike dhe EVN Elektrodistribucioni.
Pas privatizimit të kompanisë në vitin 2006 nga Grupacioni EVN AG, EVN Maqedoni u bë markë gjerësisht e njohur dhe shembull i një kompanie moderne që ndjek standardet botërore në aktivitetin e saj.
Kompania drejtohet nga bordi drejtues, kryetar i të cilit është ing. dip. Shtefan Peter, MBA, si dhe nga bordi mbikëqyrës në krye me kryetarin Mr. Shtefan Shishkovic, MBA.
EVN funksionon në përputhje me ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
EVN është kompani lidere ndërkombëtare, e listuar publikisht për shërbimet e energjisë dhe mjedisit me seli në Austrinë e Poshtme, krahina më e madhe federale në vend.
Për më shumë informacion kontaktoni QEK e cila është në dispozicion 24/7, ose në [email protected]