Parimet e Fuqizimit të Grave (WEP)

EVN Maqedoni me krenari kyçet në Parimet e Fuqizimit të Grave (WEP)

Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se EVN Maqedoni është bërë palë nënshkruese e Parimeve të Fuqizimit të Grave, një iniciativë globale e UN Women dhe Kompaktit Global të UN për avancimin e barazisë gjinore dhe fuqizimin e grave në vendin e punës, tregun e punës dhe në komunitete. Duke iu bashkuar Parimeve të Fuqizimit të Grave, ne riafirmojmë angazhimin tonë për nxitje të një mjedisi gjithëpërfshirës ku të gjithë kanë mundësinë e përparimit. Kjo thekson angazhimin tonë prej dekadash për promovim të diversitetit gjinor në të gjitha nivelet e organizatës sonë dhe më gjerë.



„Në tranzicionin aktual të shpejtë drejt qëndrueshmërisë dhe inovacionit në sektorin e energjisë, është thelbësore të shfrytëzojmë potencialin e plotë të perspektivave dhe talenteve të ndryshme për të arritur një të ardhme energjitike më rezistente dhe të qëndrueshme, prandaj jemi të përkushtuar në promovimin e barazisë gjinore brenda organizatës sonë, duke njohur gratë si punonjëse dhe vendimmarrëse thelbësore për suksesin tonë. Ne i ftojmë punonjësit, partnerët dhe palët e prekura të bashkohen me ne në këtë angazhim për nxitje të një të ardhme energjitike më gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.“

Vollfgang Maier – Kryetari i Bordit Drejtues të EVN Maqedoni