EVN punon vazhdimisht në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për konsumatorët sepse një pjesë e madhe e përgjegjësisë sonë është që të ofrojmë shërbim të cilësisë më të lartë për konsumatorët. Furnizuesit janë pjesë e zinxhirit të vlerës për konsumatorët dhe për këtë arsye ne i kushtojmë vëmendje të veçantë arritjes së partneriteteve cilësore.
Në 2013, EVN u mundësoi konsumatorëve të saj që të paguajnë faturat e tyre të energjisë elektrike online. Që atëherë, shërbimet online janë përditësuar dhe përmirësuar vazhdimisht. Konsumatorët tani mund të përfundojnë të gjitha proceset e pagesës në online, si dhe një numër aktivitetesh të tjera të rëndësishme që mund të bëhen nga distanca. Portali EVN online është pikë qendrore shërbimi për klientët. Përveç shërbimeve online, EVN ka krijuar një rrjet të terminaleve të vetë-pagesës dhe të vetë-shërbimit të cilët u ofrojnë klientëve mundësinë për të marrë një shërbim pa pasur nevojë të presin në sportel.
Me kalimin e viteve, EVN shpërblen rregullisht besimin dhe besnikërinë e klientëve. Janë organizuar një sërë lojërash shpërblyese dhe programe besnikërie. Përveç çmimeve të vlefshme për paguesit e rregullt, fonde për kategoritë e cenueshme të qytetarëve u dhuruan si pjesë e lojërave shpërblyese. Shikoni përmbajtjen e shfaqjeve: "Familje e lumtur", "Mysafir tek" dhe "Xhiro me fat" në YouTube.
Çdo vit që nga viti 2013, EVN tradicionalisht feston Javën botërore të shërbimit ndaj klientit. Java e shërbimit ndaj klientit është një ngjarje ndërkombëtare kushtuar vlerësimit të shërbimit dhe njohjes së punonjësve që shërbejnë dhe mbështesin klientët në baza ditore. Brenda javës, organizohen aktivitete në të gjitha njësitë organizative për të forcuar orientimin ndaj klientit.
Gjatë pandemisë, EVN digjitalizoi procesin e prokurimit në mënyrë që të minimizonte rrezikun e infeksionit. Gjithashtu, EVN i kushton vazhdimisht vëmendje të veçantë angazhimit të kompanive furnizuese. Çdo furnizues është i detyruar të nënshkruajë të ashtuquajturën "Klauzola e përgjegjësisë shoqërore" e cila garanton se funksionon në përputhje me standardet ligjore, morale dhe etike. Shkelja e këtyre parimeve çon në përfundimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit.