Bursat

 

Për programet e bursave

EVN Maqedoni tash e 10 vjet po ndan bursa për studentët në drejtimet e energjisë në fakultet elektroteknike. EVN ishte kompania e parë e energjisë që filloi dhënien e bursave për studentët nga FEIT dhe UKLO më shumë se 10 vjet më parë. Deri më tani, janë dhënë mbi 50 bursa dhe disa nga mbajtësit e bursave tashmë po zhvillojnë karrierën e tyre profesionale në EVN. Me këto aktivitete, interesi për drejtimet mësimore që mbështeten nga EVN po rritet nga viti në vit dhe kështu numri i profesionistëve që janë e ardhmja e zhvillimit të energjisë në vend.

Gjithashtu, si një angazhim shtesë, pas hapjes së Qendrës së Ekspozitës "Matka", disa nga bursistët janë përfshirë në kryerjen e vizitave edukative në muze.

Bursat ofrojnë mundësi të barabarta dhe trajtim të drejtë për të gjithë, pavarësisht nga gjinia, feja, kombësia, raca, lloji i aftësisë së kufizuar ose përkatësia politike.

Programi i bursave për studentët nga lëmi i elektroteknik

Qëllimi i programit është të motivojë të rinjtë për të vazhduar arsimin e tyre në sektorin e energjisë, dhe gjithashtu për të zhvilluar kapitalin njerëzor dhe cilësinë e tij në këtë fushë. Përfituesit e mundshëm të bursës janë studentë të talentuar që fillojnë me sukses vitin akademik në fakultetet ku ka një drejtim mësimi të energjisë elektrike dhe plotësojnë kriteret e përcaktuara.

Kriteret e aplikimit:
- studentët dhe studentet në fakultetet teknike
- të regjistruar në cilindo vit akademik, përfshirë vitin e parë
- kalimi i suksesshëm i provimeve nga viti akademik aktual
- nota mesatare
 

Programi LOST

Programi i bursave "LOST" ka për qëllim studentët me të ardhura mujore të ulëta familjare të regjistruar në drejtimet elektrotenike të ndonjërit nga fakulteteve teknike në vend. Përmes këtij programi EVN ndan nga 10.000 denarë në muaj për secilin nga pjesëmarrësit dhe mundëson mësim përmes punës, mbështetjes mentoruese, si dhe zhvillimit personal dhe profesional.

Kriteret e aplikimit:
- studentët dhe studentet në fakultetet elektroteknike, të cilët në vitin shkollor 2024/2025, gjysmëvjetorin dimëror, janë regjistruar për herë të parë në vitin I, II, III dhe IV,
- studentët me të ardhura mujore të ulëta familjare (në kuadër të familjes, prindër/kujdestarë dhe kandidatë për vitin 2023) në çdo lloj baze të mos tejkalohet shuma bruto prej 800.448,00 denarë në vit,
- studentët të cilët nuk janë shfrytëzues të ndonjë burse tjetër ose kredi.

Aplikimi është aktiv! Klikoni këtu për më shumë informacione (MK)

Të gjithë të interesuarit mund t'i dërgojnë pyetjet dhe aplikimet e tyre në mënyrë elektronike në [email protected].

Më shumë informacione për mënyrën e përpunimit të të dhënave personale dhe realizimin e të drejtave për mbrojtje të të dhënave personale mund të merni në Politikën e privatësisë gjatë aplikimit për bursë.