Më shumë se 10 vjet më parë, EVN hapi dyert për studentët e angazhuar dhe premtues që duan të fitojnë përvojë praktike në kompani dhe të bëjnë hapin e parë drejt një karriere të ardhshme. Programi i punës praktike zbatohet me sukses çdo vit. Numri i madh i pjesëmarrësve dhe interesi për programin, si dhe fakti që më shumë pjesëmarrës tashmë janë të punësuar dhe janë pjesë e ekipit të EVN dëshmojnë për suksesin e programit.
Aplikantët mund të vijnë nga lëmi të shumta arsimore dhe mund të zgjedhin një lëmi në të cilën dëshirojnë të aplikojnë për punë praktike. Përzgjedhja e praktikantëve bëhet me telefon, intervistë individuale ose në grup. Pas përzgjedhjes, praktikantët shpërndahen në një nga mbi dyzet njësitë organizative.
Puna praktika është në një interval prej një muaji në periudhën e verës në korrik, gusht dhe shtator, por me kërkesë të kandidatëve mund të zbatohet në muajt e tjerë të vitit.
Apliko këtu! [email protected]