Programi "Brezi i ardhshëm i EVN-së" është një nga projektet më të gjatë dhe më të suksesshëm për punësimin e inxhinierëve në fillim të karrierës në kompani. Fakti që mbi 200 pjesëmarrës janë punësuar deri më tani përmes këtij programi flet për suksesin dhe disa prej tyre janë bërë pjesë e strukturave drejtuese të kompanisë. Programi parashikon punësimin e studentëve në vitin e fundit akademik ose kandidatët e sapo diplomuar me mundësinë e punësimit të përhershëm pas përfundimit të programit.
Pjesëmarrësit e programit specializohen në një fushë të caktuar sipas profilit të tyre arsimor dhe qarkullojnë nëpër njësi të shumta organizative nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të mentorëve që janë profesionistë me përvojë.
Pjesëmarrësit përfshihen në procese të rregullta pune përmes aktiviteteve dhe detyrave specifike, si pjesë e ekipit në njësinë organizative të cilës ata i përkasin. Kështu ata kanë mundësinë për një periudhë të shkurtër të njohin kompaninë dhe kulturën e korporatës, të marrin pjesë në procese më të ndërlidhura dhe të fitojnë përvojë dhe shkathtësi të rëndësishme.
Në fund të programit ekziston mundësia për të punësuar pjesëmarrësit më të mirë.