Në formularin e mëposhtëm mund të aplikoni për punë pa një shpallje të hapur pune me kualifikimet tuaja. Ekipi ynë do të përpunojë aplikimin tuaj dhe ju do të jeni pjesë e bazës së të dhënave tona të kandidatëve të mundshëm për të gjitha pozicionet e hapura të ardhshme.
Familja e kompanive EVN është pjesë e kompanisë së njohur ndërkombëtare me seli në Austri, në fushën e shërbimeve të energjisë dhe mjedisit me përvojë shumë vjeçare në treg. Të qenit i punësuar në EVN do të thotë një mundësi për të shkëmbyer njohuri dhe përvoja me kolegët nga i gjithë grupi dhe mundësi për lëvizjen e stafit në të gjithë grupin.
Kompania ka flotë moderne të automjeteve, ndërtesë të re administrative me standardet më të larta të funksionimit dhe ambiente të rinovuara pune të objekteve të QEK-ve në të gjithë vendin.
Prioriteti më i lartë është shëndeti dhe siguria e të punësuarve, kështu që gjatë pandemisë, kompania prezantoi protokollet "Kovid" të funksionimit dhe proceset e punës u rregulluan për të maksimizuar mbrojtjen e shëndetit të punonjësve. Punëtorët në terren kanë pajisje dhe mjete mbrojtëse të plota, dhe i nënshtrohen trajnimit teknik të detyrueshëm dhe trajnimit për punën nën tension. Në vitin 2017, u prezantua programi “Health@EVN” i cili fokusohet në aspekte të rëndësishme të shëndetit personal të punonjësve. Programi përbëhet nga një sërë aktivitetesh edukative, ushtrime në vendin e punës, por edhe ngjarje të tilla si gara tradicionale humanitare për punonjësit “EVN Run”.
EVN është kompania e parë në vend që në vitin 2017 prezantoi një sistem për orare pune fleksibël dhe menjëherë pas fillimit të pandemisë në një kohë shumë të shkurtër rregulloi organizatën dhe infrastrukturën për t’i mundësuar punonjësve që të kryejnë detyrat e punës në distancë ku natyra e punës e lejonte. Orari i punës fleksibël u jep punonjësve më shumë liri në organizimin e kryerjes së detyrave të punës dhe është një koncept i bazuar dhe funksional në kulturën e korporatës.
Të gjithë punonjësit gëzojnë të gjitha të drejtat e siguruara nga marrëveshja kolektive e ekonomisë, energjisë dhe marrëveshja kolektive e kompanisë e cila siguron të drejta dukshëm më të larta të punës sesa standardi kombëtar.
Secili i punësuar është pjesë e një strukture të sheshtë organizative në të cilën ka mundësi të ndryshme për të ndërtuar një karrierë korporative dhe për të përparuar përgjatë një linje horizontale dhe vertikale në organizatë. Të gjithë punësuarit kanë qasje në aftësimin profesional dhe mundësi për zhvillim profesional dhe ekspertizës.
Kompania ofron mundësi për zhvillimin e karrierës si ekspert dhe si menaxher si dhe punë në projekte multidisiplinare dhe ndërkombëtare.
EVN i kushton vëmendje të veçantë zvogëlimit të hendekut midis burrave dhe grave që punojnë në fushën e inxhinierisë elektrike dhe për këtë arsye ka zbatuar një program gjithëpërfshirës për një kohë të gjatë për të inkurajuar gratë për tu kyçur në inxhinieri elektrike, por edhe për të thyer stereotipet gjinore. Gjithashtu, në punësimin për të gjitha pozicionet, gjinia nuk ekziston si kriter për punësim.
Proceset e punës janë të automatizuara me një sërë mjetesh të TI-së që u mundësojnë punonjësve të përdorin sisteme të informacionit më të avancuar në punë. Me këtë ata kanë mundësinë të qëndrojnë konkurrues në fushën në të cilën ata punojnë dhe të përmirësojnë vazhdimisht njohuritë e tyre në TI-së.
EVN i kushton vëmendje të veçantë inkurajimit të vullnetarizmit në mesin e punonjësve të tij përmes programit "Vullnetarizmi në EVN" i themeluar në vitin 2017. Deri më tani, më shumë se 50 aksione vullnetare janë realizuar në të gjitha qytetet dhe vendbanimet dhe më shumë se 500 punonjës janë përfshirë. Projektet e zbatuara përfshijnë rinovimin e shkollave, kopshteve dhe institucioneve për kujdesin e kategorive të veçanta të qytetarëve, riparimin e instalimeve elektrike të dëmtuara, rregullimin e zonave të gjelbra publike, pastrimin dhe seleksionimin e mbeturinave, organizimin e punëtorive edukative për fëmijët, transferimin e njohurive, gatimin dhe si aktivitete të ngjashme. Veçantia e programit është se krijon një zgjidhje sistematike të vullnetarizmit në kompani, duke mundësuar mungesën e paguar të punonjësve gjatë realizimit të aktivitetit vullnetar.