Arsim i dyfishtë

Arsimi i dyfishtë si model është një zgjidhje për sfidat e mungesës së stafit profesional. Programi i arsimit të dyfishtë të EVN -së, i cili ka njohje ndërkombëtare për suksesin, demonstron se si bizneset duhet të përfshihen në procesin arsimor, në mënyrë që t’i afrojnë nevojat reale të tregut të punës me sektorin e arsimit. Theks i veçantë i vihet inkurajimit të regjistrimit të femrave në këtë program me qëllim që të zvogëlohet hendeku midis meshkujve dhe femrave në teknologji.

Për programin

Programi për arsimin e dyfishtë që filloi për herë të parë në shkollën e mesme "Mihajlo Pupin" Shkup në 2017 fillimisht u titullua "20-20-20", dhe parashikoi 20 nxënës montazhues elektrikë dhe teknikë elektrikë, në vitin 2020 për të marrë një punë të sigurt në EVN me një pagë fillestare nga minimumi 20,000 denarë. Pas suksesit fillestar të prezantimit të klasës në Shkup, një klasë e tillë u formua në shkollën e mesme "Gostivar", dhe tani ky program është pjesë e arsimit të rregullt në të dy shkollat. Gjenerata e parë e studentëve tashmë janë të punësuar në kompani dhe kryejnë detyra të rregullta pune.

Detyrat dhe skenarët e vërtetë të punës

Kurrikula sipas së cilës studentët studiojnë lëndën mësimore është përshtatur me nevojat reale dhe aktuale për punë në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike. Me këtë, pas përfundimit të arsimit të mesëm profesional, ata menjëherë bëhen staf i punësueshëm, i gatshëm për sfidat e vërteta në këtë fushë.

Mentorimi ndër vite

Një komponent e fortë e programit është mentorimi, përkatësisht punonjësit me përvojë të EVN-së i trajnojnë nxënësit të punojnë në skenarë dhe sfida reale. Përfshirja aktive e nxënësve në punën në terren, gjatë gjithë viteve shkollore, mundëson zotërimin më të lehtë të detyrave të punës në punësim.

Kurrikula e përshtatur për nevojat reale

ВNjë ekip ekspertësh nga EVN merr pjesë aktive në zhvillimin e kurrikulës. Çdo vit përmbajtjet mësimore azhurnohen dhe përshtaten me nevojat e punës në terren dhe zhvillimin aktual teknologjik.

Mjete mbikëqyrëse dhe metoda moderne të të mësuarit

Në të dyja shkollat ka kabinete plotësisht të pajisura me një përzgjedhje të gjerë të mjeteve të mbikëqyrjes, dhe për nevojat e punës praktike, kompania ndërtoi një terren trajnimi brenda shkollës ku zhvillohen orët praktike. Pajisjet e plota të sigurisë në punë janë gjithashtu në dispozicion të nxënësve. Kompania gjithashtu siguroi kompjuterë tablet për këta studentë dhe promovoi platformën e mësimit digjital “Canvas”, përmes së cilës ata kanë qasje në më shumë burime digjitale të mësimit.

Programi demonstron se si bizneset duhet të përfshihen në procesin arsimor në mënyrë që të afrojnë nevojat reale të tregut të punës me sektorin e arsimit.

Nëse keni pyetje ose interes për t'u regjistruar në këtë program? Na kontaktoni në [email protected].

 
Galeria e fotografive dhe videove nga programi