EVN Maqedoni, SHA Shkup është kompani në fushën e energjetikës që është aktive në tregun maqedonas që nga viti 2006. Është pjesë e Grupacionit EVN AG, një markë liderë evropiane për shërbime në fushën e energjisë dhe mjedisit. EVN vitet e fundit ka investuar mbi 600 milion euro në përmirësimin e cilësisë së përgjithshme të shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike, si dhe shërbimet ndaj klientit.
EVN tani është një familje më e madhe e kompanive që kombinojnë të njëjtat vlera për shërbimin ndaj klientit dhe qëndrueshmërinë në çdo aspekt.
Anëtari më i ri i familjes së EVN - EVN Home furnizon me energji elektrike mbi 700.000 konsumatorë. Më saktësisht, EVN Home kryen rolin e Furnizuesit Universal të energjisë elektrike dhe Furnizuesit në Instancë të Fundit. EVN Home në kontinuitet bën përmirësimin e shërbimit ndaj konsumatorëve, veçanërisht në pjesën e digjitalizimit. Shembull është portali i konsumatorëve EVN onlajn i cili vazhdimisht përmirësohet dhe është pika ku ofrohen shërbime të integruara digjitale.
EVN Furnizimi ofron shërbime me cilësi të lartë për klientët të cilët furnizohen me energji elektrike në tregun e hapur. Partner i qëndrueshëm dhe i besueshëm, me çmime konkurruese dhe të drejta, EVN Furnizimi përmes ekipit të motivuar të ekspertëve u ofron bizneseve produkte që ofrojnë fleksibilitet dhe rritje afatgjatë.
EVN Elektranat është kompani për prodhimin e energjisë elektrike. Kompania operon me 11 hidrocentrale të vogla, të gjitha të rivitalizuara dhe plotësisht të automatizuara. Kapaciteti i tyre i përgjithshëm i instaluar është 47 MW, ndërsa në nivel vjetor sigurojnë energji elektrike për rreth 20.000 amvisëri.
Si pjesë e gamës së shërbimeve, kompania ofron instalimin e sistemeve fotovoltaike sipas parimit çelës në dorë. Në anën tjetër, për nevojat e veta, EVN Elektranat në kontunuitet investon në ndërtimin e centraleve fotovoltaike dhe ka për qëllim që deri në vitin 2030 të arrijë kapacitet të përgjithshëm të instaluar prej 60MW.
I gjithë prodhimi i energjisë elektrike nga EVN Elektranat sigurohet ekskluzivisht nga burime të rinovueshme të energjisë, që do të thotë se kompania i përmbahet plotësisht konceptit të zhvillimit të qëndrueshëm dhe të rinovueshëm.
EVN Elektrodistribuimi menaxhon rrjetin e shpërndarjes dhe kështu kryen veprimtarinë e shpërndarjes së energjisë elektrike. Për të siguruar një furnizim të qëndrueshëm të energjisë elektrike për konsumatorët, janë futur një numër masash. Janë shpërndarë ekipe kujdestarie për të eliminuar defektet, të cilët veprojnë shpejt dhe në mënyrë efektive dhe vazhdimisht investojnë në përmirësimin e cilësisë së rrjetit dhe zvogëlimin e humbjeve.
EVN është pjesë përbërëse e shoqërisë maqedonase dhe avokon në mënyrë aktive për përparimin ekonomik, social dhe mjedisor të vendit. Si një kompani me përgjegjësi shoqërore, ne i kushtojmë vëmendje të veçantë mbrojtjes së mjedisit, sepse është mënyra e vetme për të siguruar sukses të qëndrueshëm afatgjatë. Në atë drejtim janë përpjekjet tona për të ndjekur trendet botërore që lidhen me burimet e rinovueshme të energjisë dhe zhvillimin e teknologjisë në këtë fushë.