Në përputhje me vendimin e Komisionit Rregullator për Energjetikë, për Furnizuesin Universal, nga data 01.07.2022 implementohen ndryshime të caktuara në sistemin tarifor për energjinë elektrike të konsumuar. Me qëllim që t’ju informojmë në mënyrë transparente se prej nga vjen shuma totale e faturës për energji elektrike, në pjesën e pasme do të gjeni informacion të detajuar për konsumin tuaj, por edhe për mënyrën e tarifimit të kilovat orëve të konsumuara në tarifë të lartë dhe të ulët.
Në faturën për energji elektrike, veçmas janë të pasqyruara përllogaritjet e:
- energjisë elektrtike të konsumuar dhe
- kompensimit për shfrytëzimin e sistemit transmetues dhe distributiv
Energjia elektrike e konsumuar fillimisht është e ndarë në:
- konsumi në tarifë të lartë
- konsumi në tarifë të ulët
Për të gjithë sasinë e energjisë elektrike të konsumuar në tarifë të ulët, aplikohet vetëm një çmim prej 1,7784 den. për kWh, pavarësisht konsumit.
Për amvisëritë, si kategori e posaçme e konsumatorëve, e gjithë sasia e energjisë elektrike e konsumuar në tarifë të lartë ndahet në blloqe të konsumit, ndërsa për çdo bllok ka çmim të ndryshëm.
Blloqet në konsumin e lartë, kur periudha e leximit është 30 ditë, janë:
Blloku 1: nga 0 kWh deri 210 kWh
Blloku 2: nga 211 kWh deri 630 kWh
Blloku 3: nga 631 kWh deri 1050 kWh
Blloku 4: nga 1051 kWh dhe më lartë
Shembull: në qoftë se një konsumator ka harxhuar 700 kWh në tarifë të lartë, ata do të ndahen në mënyrën në vijim:
Blloku 1 (0 – 210): 210 kWh
Blloku 2 (211 – 630): 420 kWh
Blloku 3 (631 – 1050): 70 kWh
Energjia elektrike e konsumuar e çdo blloku shumëzohet me çmimin përkatës që vlen për atë bllok dhe kështu fitohet kompensimi total për energjinë e konsumuar. Çmimet për çdo bllok janë:
- Çmimi për kWh në bllok 1: 4,2317 den.
- Çmimi për kWh në bllok 2: 5,3361 den.
- Çmimi për kWh në bllok 3: 7,0887 den.
- Çmimi për kWh në bllok 4: 17,6934 den.
Shpjegim shtesë për blloqet, varësisht nga periudha e leximit
Blloqet e paraqitura më sipër vlejnë për konsumin mujor, përkatësisht për periudhën e 30 ditëve.
Në qoftë se gjatë leximit të orëmatësve nuk përfshihet periudhë prej 30 ditëve, por përfshihet periudhë më e shkurtër (shembull 29 ditë) ose më e gjatë (shembull 32 ditë), atëherë blloqet zgjerohen ose ngushtohen.
Gjatë këtij „zgjërimi“ ose „ngushtimi“ të blloqeve, si vlerë fikse merret konsumi mesatar ditor, e cila fitohet kur konsumi mujor (30 ditor) do të ndahet me numrin e ditëve. Kështu, për çdo bllok fitohet konsumi mesatar ditor:
- Blloku 1 (0 – 210): 210 kWh : 30 ditë = 7 kWh/në ditë
- Blloku 2 (210 – 630): 420 kWh : 30 ditë = 14 kWh/në ditë
- Blloku 3 (630 – 1050): 420 kWh : 30 ditë = 14 kWh/në ditë
Kështu, nëse periudha është 28 ditë, blloqet mujore do të jenë:
- Blloku 1: 28 ditë х 7 kWh/në ditë = 196 kWh; do të thotë blloku 1 (0 kWh – 196 kWh)
- Blloku 2: 28 ditë х 14 kWh/në ditë = 392 kWh; do të thotë blloku 2 (197 kWh – 588 kWh)
- Blloku 3: 28 ditë х 14 kWh/në ditë = 392 kWh; do të thotë blloku 3 (589 kWh – 980 kWh)
Kompensimi për transmetim dhe distribuim
Kompensimi për shfrytëzimin e sistemit transmetues dhe distributiv fitohet si rezultat i energjisë së konsumuar dhe tarifës për transmetim dhe distribuim, ku shtohet edhe kompensimi për qasje në sistemin elektrodistributiv si shumë fikse, sipas Vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë në lidhje me Elektrodistribuimin.