Statusi i konsumatorit me proces të ndjeshëm (CSP) nënkupton një konsumator me një proces pune specifike ku ndërprerjet e energjisë rrezikojnë jetën dhe shëndetin e njerëzve ose mjedisit, si dhe konsumatorëve që kanë procese të tilla prodhimi që ndërprerjet e energjisë shkaktojnë kosto të larta për të rifilluar procesin e prodhimit.
Konsumatorët me proces të ndjeshëm përfshijnë edhe klientët të cilët, sipas Rregullave të Furnizimit, nuk duhet të ndërpresin furnizimin e energjisë elektrike, si p.sh:
- spitalet, klinikat, institucionet e veçanta shëndetësore (stacionet për ndihmë emergjente dhe ndërhyrje të tjera emergjente, spitalet, institutet e transfuzionit të gjakut
- grumbullimi dhe përpunimi i gjakut, qendrat e dializës, qendrat shëndetësore); - objektet për furnizimin me ujë të popullsisë dhe impiantet e trajtimit;
- objektet dhe mjetet në trafikun publik (aeroportet, stacionet hekurudhore dhe të autobusëve dhe stacionet e sinjalizimit në trafikun publik);
- stacione hidrometeorologjike dhe sizmologjike;
- çerdhet/kopshtet e fëmijëve.
Statusi i konsumatorët me proces të ndjeshëm mundëson trajtim të veçantë të konsumatorit në rast të ndërprerjeve të planifikuara në furnizimin me energji elektrike, përkatësisht njoftimin me shkrim për ndërprerjen e planifikuar, me e-mail ose telefon.
Për të fituar statusin e një konsumatorët me proces të ndjeshëm, është e nevojshme të aplikoni duke plotësuar matricën si dhe të dhënat e kontaktit.
Plotësimi i aplikacionit nuk do të thotë se konsumatori do të fitojë statusin e konsumatorët me proces të ndjeshëm, ai është vetëm objekt shqyrtimi nga ekspertët e Elektrodistribucioni SHPKNJP, Shkup.