Deklaratë
Për privatësinë gjatë kryerjes së videovëzhgimit

Kjo Deklaratë e privatësisë ofron informacion të hollësishëm për përpunimin e të dhënave personale që EVN Maqedoni SHA Shkup, si dhe shoqëritë në të cilat ajo është partner i vetëm/shumicë (në vijim të tekstit: Kontrolluesi), i mbledh nga ju gjatë vizitës në lokalet afariste.
 
Përse përpunohen të dhënat personale?
Kontrolluesi mbledh të dhëna personale përmes sistemit të videovëzhgimit për këto qëllime:

  • kontrollimin e qasjes në objektet e Kontrolluesit dhe sigurimin e objektit, sigurinë e punonjësve të Kontrolluesit dhe të vizitorëve, si dhe mbrojtjen e pronës dhe të informacionit që ndodhet ose ruhet në ambiente;

  • parandalimin, pengimin dhe, nëse është e nevojshme, hetimin e qasjes fizike të paautorizuar, përfshirë qasjen e paautorizuar në ambiente të sigurta dhe të mbrojtura, në infrastrukturën e TI-së ose në informacionet operative; dhe

  • parandalimin, zbulimin dhe hetimin e vjedhjes së pajisjeve ose mjeteve në pronësi të Kontrolluesit, vizitorëve apo punonjësve, si dhe të kërcënimeve ndaj sigurisë së personelit që punon në ambiente (p.sh. zjarr, sulm fizik etj.).

 
Sistemi i videovëzhgimit nuk përdoret për asnjë qëllim tjetër, siç është monitorimi i punës ose i pranisë së punonjësve. Kamerat janë vendosur në mënyrë që të mos mbulojnë hapësirën publike përreth. Qëllimi i kamerave është të ofrojnë një pamje të përgjithshme të asaj që ndodh në vende të caktuara, e jo të identifikojnë persona.
 
Sistemi i videovëzhgimit gjithashtu nuk përdoret si mjet hetimor ose për të siguruar prova gjatë hetimeve të brendshme apo procedurave disiplinore, përveç rasteve kur bëhet fjalë për një incident sigurie për të cilin është vendosur videovëzhgimi, në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e të dhënave personale. Në rrethana të jashtëzakonshme, të dhënat mund t’u përcillen organeve hetimore në kuadër të një hetimi formal disiplinor ose penal.
 
Kamerat e videovëzhgimit instalohen sipas një plani të hartuar paraprakisht dhe vendosen e orientohen në mënyrë që të regjistrojnë vetëm personat që hyjnë në lokalet dhe objektet afariste, përfshirë pronën (hyrjet dhe daljet e ndërtesës, hyrjet në ndërtesë, garazhin dhe hapësirën e jashtme të ndërtesës).
 
Çfarë të dhënash mbledh Kontrolluesi?
Kontrolluesi mbledh vetëm incizime video nga kamerat dhe nuk bën incizime audio.
 
Kush është përgjegjës për përpunimin e të dhënave?
Kontrolluesi kryen përpunimin e të dhënave personale dhe përcakton qëllimet e përpunimit, vetëm në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e të dhënave personale.
 
Cila është baza ligjore për përpunimin e të dhënave personale përmes sistemit të videovëzhgimit?
Kontrolluesi përdor pajisje për videovëzhgim për:

  • mbrojtjen e jetës ose shëndetit të njerëzve;

  • mbrojtjen e pronës;

  • mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të punonjësve për shkak të natyrës së punës;

  • kontrollin e hyrjes dhe daljes nga ambientet zyrtare ose afariste, vetëm për qëllime sigurie.

 
Prandaj, përpunimi është i ligjshëm në përputhje me nenin 90 të Ligjit për Mbrojtjen e të dhënave personale.
 
Në çdo hyrje të Kontrolluesit është vendosur në mënyrë të dukshme dhe të qartë një njoftim për videovëzhgimin, i cili u mundëson subjekteve të të dhënave personale të informohen për kryerjen e videovëzhgimit, si dhe për emrin e kontrolluesit që e kryen atë dhe mënyrën se si mund të marrin informacion se ku dhe për sa kohë ruhen incizimet nga sistemi i videovëzhgimit.
 
 
Kush mund t’i shohë të dhënat e mia personale?
Qasje në incizimet video kanë vetëm personat e autorizuar për videovëzhgim, përkatësisht punonjësit e departamentit për Menaxhimin e Objekteve dhe Logjistikës, të cilëve u është dhënë autorizim për qasje në videovëzhgim në kohë reale. Të njëjtat privilegje për disa objekte i kanë edhe personat e autorizuar nga një agjenci e angazhuar për sigurim privat, me të cilën Kontrolluesi ka nënshkruar marrëveshje kornizë. Qasja në pajisjen digjitale, përkatësisht mediumin ku ruhen incizimet video, është e kufizuar dhe mbrohet me masa teknike të sigurisë së të dhënave – qasje përmes fjalëkalimit, regjistrim i çdo qasjeje të autorizuar nga punonjësit dhe miratim paraprak.
 
Si mund të qasni në të dhënat tuaja?
Çdo informacion lidhur me përpunimin e të dhënave personale mund të merret duke paraqitur kërkesë me shkrim në [email protected].
 
Ndryshimi i të dhënave të mbledhura
Ndryshimi i incizimit të videovëzhgimit nuk lejohet
 
Kufizimi i përpunimit të të dhënave personale
Përpunimi i të dhënave personale mund të kufizohet në çdo kohë duke paraqitur kërkesë në [email protected], nëse e kontestoni saktësinë e të dhënave tuaja personale ose kur Kontrolluesi nuk ka më nevojë për të dhënat për kryerjen e detyrave. Përpunimi mund të bllokohet gjithashtu kur përpunimi është i paligjshëm dhe ju kundërshtoni fshirjen e të dhënave. Megjithatë, bllokimi nuk është i mundur në rast të një hetimi zyrtar.
 
Fshirja e të dhënave personale
Keni të drejtë të kërkoni fshirjen e të dhënave personale në çdo kohë, duke dërguar kërkesë në [email protected], nëse konsideroni se përpunimi është i paligjshëm.
 
Ndarja e të dhënave personale me palë të treta
Të dhënat tuaja ruhen nga Kontrolluesi, përveç nëse i kërkoni Kontrolluesit ose jepni pëlqimin që ato të ndahen. Në rast se të dhënat tuaja u ndahen palëve të treta, do të informoheni se kujt i janë zbuluar, për çfarë qëllimi dhe mbi çfarë baze ligjore.
 
E drejta për kundërshtim
Po, keni të drejtë të paraqisni kundërshtim dhe të kundërshtoni përpunimin në çdo kohë duke dërguar kërkesë në [email protected], kur keni arsye legjitime që lidhen me situatën tuaj konkrete. Kontrolluesi do të veprojë sipas kërkesës suaj brenda 15 ditëve nga data e paraqitjes së saj.
 
Çfarë mund të bëj në rast problemi?

a) Hapi i parë është ta njoftoni Kontrolluesin me email dhe të kërkoni që të ndërmarrë veprime.

b) Hapi i dytë, nëse nuk merrni përgjigje nga ne ose nuk jeni të kënaqur me përgjigjen, kontaktoni Zyrtarin tonë për Mbrojtjen e të dhënave personale në [email protected]

c) Në çdo kohë mund të paraqisni kërkesë pranë Agjencisë për Mbrojtjen e të dhënave personale, në www.azlp.mk, e cila do të shqyrtojë kërkesën tuaj dhe do të ndërmarrë masat e nevojshme.
 
Kur fillon përpunimi i të dhënave të mia personale përmes sistemit të videovëzhgimit?
Përpunimi fillon në momentin kur vizitoni ambientet e Kontrolluesit.
 
Siguria e të dhënave personale
Kontrolluesi është i përkushtuar në mbrojtjen e të dhënave tuaja personale. Për këtë arsye, përdor teknologji dhe procedura sigurie për t’i mbrojtur të dhënat tuaja personale, para së gjithash nga qasja, përdorimi ose zbulimi i paautorizuar. Të dhënat ruhen në sisteme kompjuterike me qasje të kufizuar dhe në një mjedis të kontrolluar.
 
Për sa kohë i ruajmë të dhënat tuaja?
Kontrolluesi i ruan të dhënat tuaja personale për 30 ditë kalendarike pas vizitës suaj në ambientet tona, pas së cilës të gjitha incizimet video fshihen automatikisht.