1. EVN Maqedonia i kushton vëmendje të madhe mbrojtjes dhe sigurisë së të dhënave personale të përdoruesve. Të dhënat personale sikur emri, adresa, numri i telefonit, e-mail adresa e përdoruesit janë të ruajtura në pajtim me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në versionin e saj të vlefshëm.
Kemi ndërmarrë të gjitha masat e përshkruara teknike dhe organizative për të mbrojtur të dhënat personale që kemi, për të parandaluar qasjen e paautorizuar dhe keqpërdorimin. Procedurat tona të sigurisë janë subjekt i auditimeve të rregullta dhe pasqyrojnë përparimet teknologjike të fundit në këtë fushë.
EVN Maqedonia është e gatshme sipas kërkesës të ju njofton se cila të dhëna tuaja personale përpunohen dhe të përditëson të njëjtat.
2. Me përdorimin e faqes së internetit njihen kushtet e përdorimit në versionin aktual. EVN Maqedonia ka të drejtë të ndryshon këto Kushte në çdo kohë.
3. EVN Maqedonia do të mundohet të ofron faqen e internetit në dispozicion 24 orë në ditë, 7 ditë në javë. Ndërprerjet e pashmangshme, veçanërisht në lidhje me servisimin dhe mirëmbajtjen, nëse është e mundur, do të shpallen në faqen e internetit. EVN Maqedoni nuk pranon përgjegjësi për mos-dispozicionin e internet faqes. Nuk ka asnjë të drejtë ligjore për përdorim ose mirëmbajtje të faqes së internetit. EVN Maqedonia ka të drejtë në çdo kohë të ndryshon, kufizon ose pezullon karakteristika të caktuara të internet faqes.
4. Për të përdorur shërbimin e-Punkt, përdoruesi i EVN Maqedoni është i detyruar të regjistrohet me informata të vërteta dhe të sakta. Ky përdorues është i detyruar të regjistrohet me të dhëna në pikat matëse që janë në pronësinë e tij, ose për të cilat është i autorizuar si pranues i e faturës. Përdoruesi përdor shërbimin në përgjegjësinë e tij. EVN Maqedonia nuk do të merr përgjegjësi për dëmet e mundshme që përdoruesi i shërbimit mund të pëson gjatë përdorimit të shërbimit ose për shkak të mungesës së qasjes ndaj shërbimit në kohë të caktuar.
5. Për regjistrim për përdorim të shërbimit e-Punkt nevojiten të dhënat e mëposhtme:
- Numri i përdoruesit
- Numri i faturës
- Emri zgjedhur i përdoruesit (të paktën 5 shenja me shkronja dhe numra)
- Fjalëkalimi i zgjedhur
- Një e-mail adresë të vlefshme
Të dhënat për numrin e përdoruesit dhe numrin e faturës mund të gjenden në faturat nga EVN Maqedoni.
Nëse përdoruesi ka më shumë numra të përdorimit, pas regjistrimit fillestar duhet që të shtohen edhe numrat tjerë të përdoruesit në faqen me informacion mbi profilin e përdoruesit. Pas regjistrimit të suksesshëm, përdoruesi i regjistruar merr një konfirmim me e-mail me një lidhje për aktivizim, e cila mundëson përdorimin e online shërbimeve. Linku për aktivizim duhet të aktivizohet brenda 30 ditëve, pas kësaj periudhë nuk do të jetë i vlefshëm. Në këtë rast nevojitet regjistrim i ri.
6. Regjistrimi është i hapur për çdo përdorues të EVN Maqedoni-së. EVN Maqedoni rezervon të drejtën që pa njoftim paraprak të kufizon ose anulon qasjen e ndonjë përdoruesi të veçantë të shërbimit, nëse ai person përdor shërbimin në mënyrë të paligjshme ose me të dhëna të pavërteta . Kjo veçanërisht vlen në qoftë se:
- ekziston dyshim i arsyetuar se të dhënat përdoruesit për regjistrim janë të pavërteta,
- ekziston dyshim i arsyetuar se online shërbimet përdoren për kryerjen e mashtrimeve,
- ekziston dyshim i arsyetuar se persona të tretë kanë fituar qasje tek emri dhe fjalëkalimi i përdoruesit.
Nëse shfrytëzuesi dyshon në përdorim të paautorizuar të emrit të tij të përdoruesit, ai është i detyruar që menjëherë të njofton Qendrën për Marrëdhënie me përdorues të EVN Maqedoni-së mbi dyshimin për përdorimin e mundshëm të paautorizuar të shërbimeve nëpërmjet emrit të tij të përdoruesit.
7. Përdorimi i shërbimit online është falas. Provizioni për pagesën e faturave të ngarkuara me EVN Maqedoni i takon EVN Maqedoni-së.
8. Nëse ka nevojë të kthehen mjete, përdoruesi duhet të plotëson kërkesë, që është në dispozicion në faqen e internetit të EVN Maqedoni si dhe në zyrat e pranimit në të gjitha Zyrat e Konsumatorëve të EVN Maqedoni, dhe ta dorëzon atë në Zyrën më të afërt të Konsumatorëve ose tek Qendra për Marrëdhënie me klientët e EVN Maqedoni.
9. Kompanitë përdorin cookies në internet faqet e tyre për të harmonizuar internet faqen me nevojat personale. Cookie është një skedar i vogël teksti që ruhet në hard-diskin e përdoruesit nga ana e internet faqes. Cookie nuk mund të përdoret për punë me programe ose për të dërguar viruse në kompjuterin e përdoruesit. Cookie i caktuar ekskluzivisht përdoruesit përkatës dhe mund të lexohet nga një ueb server në domenin ku gjendet përdoruesi.
Një prej qëllimeve kryesore të cookie-it për përdoruesin është të siguruar një funksion të komfortit. Cookie veçanërisht shërben për të siguruar që përdoruesit të internetit i jepet shqyrtim në informata specifike për vizitat vijuese. Kjo thjeshton procesin e përgatitjes së përmbajtjes në dispozicion për të lehtësuar kërkimet, nëpërmjet internet faqes, etj.
Përdoruesi ka mundësinë të pranon ose refuzon cookies. Shumica e shfletuesve të internetit automatikisht pranojnë cookie, por përdoruesi mund të ndryshon shfletuesin, ku nëse dëshiron mund të refuzon Cookie-n. Në qoftë se përdoruesi dëshiron të refuzojë Cookie, ai nuk do të jetë në gjendje të përdorur plotësisht tiparet interaktive të komfortit të kësaj apo ueb faqeve tjera që ai viziton.
10. Të drejtat e autorit për të gjitha dokumentet (tekste, pamje etj.), të përdorura në zhvillimin e ueb faqes i takojnë kompanisë, përveç nëse nuk theksohet ndryshe. Nëpërmjet përdorimit të internet faqes përdoruesit ose palët e treta nuk fitojnë të drejtën e autorit, licencat ose të drejta të ngjashme. Dokumentet e siguruara në faqen e internetit dhe përmbajtja nuk mund të ndryshohet, riprodhohet, plotësohet ose të përdoret pa leje paraprake me shkrim nga kompania.