Nëse keni mundësi, përgatitni disa vakte njëherësh për të gjithë familjen. Në këtë mënyrë do të kurseni energji elektrike dhe gatimi nuk do të marrë shumë kohë.
Për të shmangur humbjen e nxehtësisë, përdorni gjithmonë enë gatimi të një madhësie që përputhet me madhësinë e pllakës që e nxehni.
Mbuloni enët me kapak, në mënyrë që ta ruani më lehtë nxehtësinë dhe të reduktoni kohën e nevojshme për përgatitjen e ushqimit.
Shkrini ushqimet përpara se të ndizni furrën.
Për ushqimet që kërkojnë më shumë kohë për t'u gatuar, përdorni enë gatimi me avull. Është gjithashtu e rëndësishme të dini se format e errëta të metalit përshpejtojnë procesin e pjekjes, ndërsa ato prej balte e ngadalësojnë atë.
Kur përgatitni ushqimin, mos e hapni derën e furrës pa nevojë. Me çdo hapje, temperatura bie me 25°C. Fikni furrën 10 minuta para se vakti të jetë gati.
Nëse nuk është e nevojshme të ndizni sobën (shporetin) elektrike, përdorni furrën me mikrovalë për të përgatitur ose ngrohur vaktet. Kështu, ju do të reduktoni konsumin e energjisë dhe do të shpejtoni procesin e përgatitjes së disa vakteve.
Nëse i lani rrobat në një temperaturë më të ulët, mund të kurseni deri në 40% më shumë energji në krahasim me programet e tjera të larjes në një temperaturë më të lartë.
Nëse lani rroba me njolla më të lehta, përdorni programin eko në lavatriçe. Në këtë mënyrë mund të kurseni energji elektrike dhe ujë.
Lavatriçja përdor të njëjtën sasi energjie kur është plot ose gjysmë bosh. Prandaj, përpiquni ta përdorni vetëm kur të keni mbledhur rroba të mjaftueshme për t'i mbushur me kapacitet të plotë.
A keni përdorur të njëjtën lavatriçe/makinë larëse për më shumë se 10 vjet? Ndoshta është koha për një të re. Investimi në një lavatriçe të re me efikasitet energjetik nënkupton gjithashtu uljen e kostove të energjisë elektrike. Modelet më të reja mund të reduktojnë konsumin e energjisë deri në 30%, domethënë konsumin e ujit deri në 50%.
Nëse përdorni tharëse rrobash, përpiquni të optimizoni konsumin e energjisë duke i shtrydhur rrobat përpara se t'i vendosni në tharëse.
Pastroni rregullisht filtrat e tharëses. Duke pastruar filtrat çdo muaj, ju rritni qarkullimin e ajrit në makinë dhe zvogëloni kohën e nevojshme për tharjen e rrobave tuaja.
Mos lejoni që nxehtësia të dalë nga hapësira që e ngrohni. Investoni në izolim të mirë dhe kurseni energji.
Lëreni dhomën të ajroset. Hapni shpesh dyert dhe dritaret, por sigurohuni që kjo të jetë për kohë të shkurtër. Një dritare e hapur në mënyrë të pjerrët është rregullues i dobët i ajrit dhe rrit energjinë e nevojshme për ngrohjen e hapësirës.
Filtrat e kondicionerit tuaj duhet të pastrohen rregullisht. Përveçse është e mirë për shëndetin tuaj, duke pastruar rregullisht filtrat mund të kurseni deri në 15% të energjisë elektrike në procesin e ftohjes dhe ngrohjes.
Mos lejoni që rrezet e diellit të hyjnë nga dritaret gjatë verës. Në këtë mënyrë, ju do të jeni në gjendje të freskoni më lehtë hapësirat e shtëpisë ose zyrës tuaj. Kurse anasjelltas, në dimër sigurohuni që dritaret të mos mbulohen në mënyrë që rrezet e diellit të kalojnë nëpër to. Kështu do të reduktoni konsumin e energjisë elektrike të nevojshme për të ngrohur shtëpinë ose zyrën tuaj.
Disa pajisje elektronike konsumojnë energji elektrike edhe kur nuk janë në përdorim. Gjegjësisht, karikuesi i telefonit, laptopit ose tabletit tuaj ende konsumon energji elektrike pas karikimit të plotë të baterive. Prandaj, është ideale t'i shkyçini plotësisht ato pajisje nga furnizimi me energji elektrike.
Nëse nuk jeni duke shikuar, fikeni televizorin. Konsumi mesatar i një televizori me ngjyra në stand-by është 73 KWh.
Gjatë ngrohjes së ujit, bojleri elektrik i ujit konsumon një sasi të madhe të energjisë elektrike. Prandaj, është mirë të ndizni bojlerin vetëm përpara se ta përdorni. Kushtojini vëmendje sasisë së ujit që përdorni, sepse konsumi i ujit rrit konsumin e përgjithshëm të energjisë në familje.
Kur blini bojler elektrik, kushtojini vëmendje termoizolimit të pajisjes.
Tentoni ta vendosni frigoriferin në një hapësirë me temperaturë më të ulët. Në këtë mënyrë, energjia e shpenzuar për ftohje do të jetë më e vogël.
Ndriçoni vetëm ato hapësira që përdorni. Nëse dilni nga dhoma për më shumë se 10 minuta, mos harroni të fikni dritat.
Përdorni llamba me efikasitet të energjisë me të cilat mund të kurseni energji elektrike. Një llambë me efikasitet të energjisë 20 vat ndriçon një hapësirë me pothuajse të njëjtin intensitet si një llambë 100 vat. Dallimin do ta vëreni vetëm në faturën tuaj të energjisë elektrike.
LED llambat zgjasin edhe deri 25% më gjatë dhe me to mund të kurseni deri në 80% më shumë energji elektrike kur ndriçoni shtëpinë ose zyrën tuaj.
Përdoreni dritën natyrale gjatë ditës. Kjo është faktor kyç në kursimin e energjisë elektrike në shtëpinë apo zyrën tuaj. Duke lënë rrezet e diellit gjatë ditës, ju mund të reduktoni ndjeshëm konsumin ditor të energjisë elektrike.
Nëse jeni duke ndriçuar oborrin tuaj, përdorni llamba të tensionit më të ulët, llamba diellore ose investoni në llamba me sensorë lëvizjeje. Në këtë mënyrë do të ndriçoni oborrin, por do të ulni konsumin e energjisë elektrike.
LED llambat inteligjente janë për 75% më efikase se të zakonshmet, kanë opcione për errësim dhe kyçje/shkyçje të senzorit i cili mund të bëjë kursim shtesë prej 40%
Këto pajisje ofrojnë mundësi për monitorim dhe rregullim të temperaturës kur nuk jeni në shtëpi. Ato mund automatikisht të shkyçin ngrohjen dhe ftohjen kur nuk janë të nevojshme.
Për çdo pajisje të kyçur në prizë të këtillë mund të bëni orar për kyçje dhe shkyçje automatike (për shembull ngrohësi elektrik, llamba etj.). Shfrytëzoni opcionin për monitorim të energjisë së konsumuar të pajisjes dhe përshtatni shprehitë e shfrytëzimit me qëllim të kursimit më të madh.
Përmirësoni gradualisht shtëpinë tuaj me pajisje inteligjente të ndryshme kompatibile të cilat kur përshtaten për të punuar në sinkronim, mund të arrijnë kursim të madh dhe komoditet jetese. Senzorët e lëvizjes, kamerat, ndriçimi, prizat, termostatet dhe aparatet e ndryshme të amvisërive, janë vetëm një pjesë e pajisjeve të cilat në treg mund të gjenden me opcion inteligjent.