Fushatë e re edukative e EVN-së: “Energjia vlen, duhet të kursehet”

07.12.2022

Në një periudhë krize energjetike, e cila ndikon drejtpërdrejt në konsumin dhe çmimet e energjisë elektrike, EVN si kompani e përgjegjshme sociale që kujdeset për përdoruesit, vazhdon me aktivitete edukative për ngritjen e vetëdijes për efiçiencën e energjisë.

Në këtë drejtim u lansua një fushatë e re edukative “Energjia vlen, duhet të kursehet”, e cila synon t’i informojë dhe edukojë përdoruesit për mënyrat e racionalizimit të harxhimit të energjisë elektrike, si dhe për uljen e kostove në familje dhe zbatimin më të madh të efiçiencës së energjisë në kohë krize.

Përmes fushatës, përdoruesit mund të edukohen për mundësinë se si të bëjnë dhe zbatojnë një plan për kursimin e energjisë në shtëpi. Plani përfshin analizimin e harxhimit të pajisjeve, zhvillimin e një kombinimi masash të tilla si zëvendësimi i pajisjeve që konsumojnë më shumë me ato më efikase ose ndryshimi i sjelljes dhe monitorimi i kursimeve përmes faturës së energjisë elektrike ose pajisjeve inteligjente. Përmes fushatës, përdoruesit u njoftuan edhe për sistemin e ri tarifor, si model i ri në treg, qëllimi i të cilit është nxitja e efiçiencës energjetike dhe shfrytëzimi racional i energjisë elektrike.

Videot janë transmetuar në të gjitha televizionet kombëtare dhe lokale në vend, si dhe në rrjetet sociale dhe Youtube. Fushata edukative “Energjia vlen, duhet të kursehet”, ishte e pranishme edhe në mediat e shkruara, në radio dhe në portalet informative. Është krijuar gjithashtu një web faqe që integron të gjithë përmbajtjen multimediale, mjetet dhe informatat të ndara në kuadër të fushatës.

Kompania qysh në vitin 2012 lançoi Platformën e Efiçiencës së Energjisë dhe në vazhdimësi zhvillon aktivitete edukative përmes shembujve praktikë për përdoruesit për të rritur ndërgjegjësimin për mënyrat e kursimit të energjisë elektrike. Në interes të përdoruesve, EVN do të vazhdojë me këto aktivitete edhe në të ardhmen.