Është mundësuar mbështetje të fuqishme për prodhuesit e energjisë së ripërtëritshme në rajonin e Shtipit. Me investimin prej 2 milionë eurosh, nënstacioni i tensionit të lartë Shtip 1 (TS 110/35/10 kV) është rikonstruktuar plotësisht dhe me sukses është vënë në përdorim në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike. Me këtë, përveç rritjes së besueshmërisë së furnizimit me energji elektrike, mundësohet edhe lidhja e konsumatorëve dhe prodhuesve të rinj të energjisë së ripërtëritshme në rajonin e Shtipit.
"Dinamika e përshpejtuar e ndërtimit të objekteve prodhuese nga burimet e ripërtëritshme të energjisë në rrethinën e Shtipit është një nga arsyet kryesore për këtë investim të gjerë në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike. Qëllimi ynë është të mundësojmë furnizim të besueshëm dhe stabil me energji elektrike për përdoruesit, por edhe të mbështesim dhe ta inkurajojmë zhvillimin ekonomik lokal dhe prodhimin e energjisë së gjelbër”, tha Sasho Saltirovski, menaxher ekzekutiv i Elektrodistribuimit.
"Aktiviteti investues i Elektrodistribuimit planifikohet të intensifikohet gjatë vitit 2024 dhe të arrijë në 74 milionë euro. Duke pasur gjithmonë parasysh nevojat e përdoruesve, janë planifikuar një sërë projektesh për rritjen e cilësisë së furnizimit me energji elektrike, si dhe dixhitalizimin e shërbimeve dhe modernizimin e rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike”, tha Matthias Scheibelreiter, menaxher ekzekutiv i Elektrodistribuimit.
Avancimi i nënstacionit Shtip 1 përfshinë rindërtimin e centralit ekzistues 10(20) kV me zgjerimin dhe vënien në punë të qelizave të reja 10(20) kV me pajisje të reja parësore dhe dytësore, mbrojtje rele dhe telekomandë të të njëjtës, rindërtim i qelizave trafo 35 kV dhe një pjesë e qelizave dalëse 35 kV dhe zëvendësimi i atyre ekzistuese me lidhje të reja primare me transformatorët energjetike. Një transformator gjithashtu është zëvendësuar me një të ri, si dhe është instaluar mbrojtje rele për transformatorët e energjisë 110/35/10 kV ETR1 dhe ETR 2 me rregullim automatik të tensionit dhe aktivizim të mbështjelljes terciare edhe të transformatorit të dytë të energjisë.
