EVN Maqedoni dhe SHEM me projekte të përbashkëta për mbrojtjen e biodiversitetit

28.03.2025

EVN Maqedoni dhe Shoqata Ekologjike Maqedonase (SHEM) nënshkruan memorandum bashkëpunimi për veprim të përbashkët dhe shkëmbim të përvojave në fushën e biodiversitetit dhe mbrojtjes së mjedisit. Nënshkrimi i këtij memorandumi avancon dhe zgjeron bashkëpunimin ekzistues në aktivitetet që kanë të bëjnë me mbrojtjen e biodiversitetit, edukimin mjedisor, fushatat dhe pjesëmarrjen e përbashkët në projekte dhe iniciativa ndërkombëtare, në të cilat vihet theks i veçantë.

Bashkëpunimi ndërmjet EVN Maqedoni dhe SHEM filloi në vitin 2010 me konsultime për lokacionet e dëshiruara për vendosjen e platformave të foleve të lejlekëve dhe vazhdoi me iniciativën për instalimin e shtëpive për “Coracias garrulus” në vitin 2017 dhe instalimin e izolatorëve për mbrojtjen e shpendëve të rrallë grabitqarë në Ovçe Pole dhe rajonin e Tikveshit në periudhën 2022-2019.